1. HYRJE

Mirë se vini në faqen e internetit të Riga Pharm. Përdorimi i kësaj faqe nënkupton pranimin e këtyre kushteve dhe politikave. Ju lutemi lexoni me kujdes këtë dokument përpara përdorimit të faqes. 

 

  1. BAZA LIGJORE

Termat dhe kushtet e përdorimit të faqes janë hartuar në përputhje me legjislacionin e Kosovës, përfshirë: 

  • Ligji Nr. 06/L-082 Për Mbrojtjen e të Dhënave Personale.
  • Ligjit Nr. 04/L-094 Për Shërbimet e Shoqërisë Informatike
  • Ligji Nr. 08/L-205 për të Drejtën e Autorit dhe të Drejtat e Përafërta
  • Ligji Nr. 03/L-215 për Mbrojtjen e Konsumatorit
  • Aktet tjera normative përkitazi me mbrojtjen e të dhënave personale dhe të drejtat e individëve, të cilat zbatohën në Republikën e Kosovës.

Përpunimi i të dhënave kryhet vetëm në masën e nevojshme dhe për qëllimet e përcaktuara, duke garantuar në çdo rast respektimin e të drejtave dhe lirive themelore të individëve. 

 

PJESA I: KUSHTET E PËRDORIMIT 

 

  1. PRONËSIA DHE E DREJTA E AUTORIT

E gjithë përmbajtja e publikuar në këtë faqe, duke përfshirë, por pa u kufizuar në: tekste, imazhe, grafika, logo, dizajn, databaza dhe softuer, është pronë ekskluzive e Riga Pharm dhe mbrohet nga legjislacioni përkatës për të drejtat e autorit dhe pronësinë intelektuale. 

Nuk lejohet kopjimi, riprodhimi, shpërndarja apo përdorimi i materialeve pa leje me shkrim të Riga Pharm. 

Çdo riprodhim, shpërndarje, publikim, transmetim ose shfrytëzim tjetër i paautorizuar i përmbajtjes është i ndaluar dhe mund të rezultojë në përgjegjësi ligjore. 

 

  1. PËRDORIMI I FAQËS

Faqja përdoret për qëllime informative, edukative dhe për porosi të produkteve. 

Përdorimi i faqes për qëllime të paligjshme, përfshirë dhe jo vetëm shpifje, “spamming”, marketing të paautorizuar ose çdo aktivitet që cenon sigurinë e faqes, është i ndaluar. 

Ndalohet ndërhyrja e paautorizuar në funksionimin teknik ose sigurinë e faqes, shpërndarja e përmbajtjes që cenon të drejtat e palëve të treta. 

 

  1. LLOGARIA DHE PËRGJEGJËSIA E PËRDORUESIT

Përdoruesi/ja është përgjegjës për ruajtjen e konfidencialitetit të kredencialeve të tij/saj.  

Çdo aktivitet në llogari konsiderohet i autorizuar nga përdoruesi/përdoruesje. Përdoruesi/ja garanton saktësinë e të dhënave. 

Riga Pharm nuk mban përgjegjësi për qasje të paautorizuar që rrjedh nga neglizhenca e përdoruesit. 

 

  1. POROSITË DHE PRODUKTET

Të gjitha informacionet mbi produktet, çmimet dhe ofertat janë informative dhe mund të ndryshojnë pa paralajmërim. Riga Pharm rezervon të drejtën të korrigjojë gabime në çmime ose përshkrime.  

Disponueshmëria e produkteve nuk garantohet gjithmonë. 

 

  1. VËREJTJE

Informacionet në këtë faqe janë vetëm për qëllime informative.  

Përdorimi i produkteve duhet të bëhet sipas udhëzimeve të prodhuesit dhe këshillave të farmacistit.  

Informacionet në këtë faqe nuk zëvendësojnë konsultën me mjek ose farmacist. 

Riga Pharm nuk është përgjegjëse për ndonjë efekt anësor që mund të lindë nga përdorimi i produkteve në mënyrë të papërshtatshme. 

 

  1. PËRGJEGJËSIANGA PËRDORUESIT/ET PËR SHFRYTËZIMIN E FAQES

Çdo material (komente, recensione, foto) që ngarkohet në faqen tonë mbetet përgjegjësi e përdoruesit që e poston. 

Riga Pharm rezervon të drejtën për të hequr përmbajtjen e papërshtatshme ose që shkel ligjet. 

 

  1. PËRGJEGJËSIA LIGJORE

Faqja dhe materiali i saj ofrohen “as is” (ashtu si janë). 

Riga Pharm nuk mban përgjegjësi për dëme të drejtpërdrejta, të tërthorta ose të paparashikueshme që mund të lindin nga përdorimi i faqes ose produkteve, si dhe nga ndërprerje të shërbimit apo gabime teknike. 

Përdorimi i shërbimeve online është përgjegjësi e përdoruesit. 

 

  1. NDRYSHIMET

Riga Pharm ka të drejtë të ndryshojë këto kushte në çdo kohë. Përdoruesit/et duhet të kontrollojnë periodikisht këtë faqe për versionin më të fundit.  

Versioni i fundit publikohet në faqe dhe kanë efekt nga momenti i publikimit. 

 

  1. LIGJI DHE JURIDIKSIONI

Çdo çështje që lind nga përdorimi i faqes rregullohet nga ligjet e Republikës së Kosovës. 

Çdo kontest që nuk mund të zgjidhet në mënyrë miqësore do t’i nënshtrohet juridiksionit të gjykatave kompetente në Kosovë. 

 

PJESA II: POLITIKA E PRIVATËSISË 

 

  1. MBLEDHJA DHE PËRPUNIMI I TË DHËNAVE PERSONALE

Duke përdorur faqen e Riga Phram, ose duke u bërë klient i saj, përdoruesit/et japin pëlqimin që kompania të përdorë të dhënat e tyre personale që ata/ato shënonjnë në këtë faqe, për të kryer transaksione ose për qëllime të tjera të lidhura me shërbimet e Riga Pharm. 

Përdoruesit/et mund të kërkoni në çdo kohë, me email, që të dhënat e tyre të fshihen.  

Riga Pharm mbledh dhe përpunon të dhëna personale vetëm në masën e nevojshme për realizimin e qëllimeve të përcaktuara në kushte dhe politikat e cekur në këtë faqe.  

Kategoritë e të dhënave që mund të përpunohen përfshijnë: 

  • Të dhënat identifikuese personale, si emri, mbiemri, adresa elektronike (e email-it), numri i telefonit dhe adresa e dërgimit.
  • Të dhënat e transaksioneve dhe pagesave, përfshirë informacionin e nevojshëm për përpunimin e pagesave dhe adresën e faturimit, duke respektuar standardet e sigurisë dhe pa ruajtur të dhëna të ndjeshme të kartave përtej asaj që lejohet nga ligji dhe ofruesit e pagesave.
  • Të dhënat teknike dhe të përdorimit, përfshirë adresën IP, llojin e pajisjes, shfletuesin, faqet e vizituara, kohëzgjatjen e vizitës dhe ndërveprimet në faqe.
  • Të dhënat e mbledhura përmes cookies dhe teknologjive të ngjashme, të cilat mundësojnë funksionimin e faqes dhe përmirësimin e përvojës së përdoruesit.

 

  1. QËLLIMI I PËRPUNIMIT

Të dhënat personale përpunohen për qëllime të qarta, legjitime dhe ligjore, përfshirë menaxhimin e porosive, komunikimin me klientët, përmirësimin e shërbimeve dhe përmbushjen e kërkesave ligjore dhe rregullatore. 

 

  1. RUAJTJA E TË DHËNAVE

Të dhënat personale ruhen vetëm për aq kohë sa është e nevojshme për përmbushjen e qëllimeve për të cilat janë mbledhur, ose për aq kohë sa kërkohet nga ligji. 

 

  1. NDARJA E TË DHËNAVE

Të dhënat personale mund të ndahen me palë të treta vetëm kur është e nevojshme për ofrimin e shërbimeve, kur kërkohet me ligj ose me pëlqimin e subjektit të të dhënave.  

 

Riga Pharm nuk është përgjegjës për praktikat e privatësisë së këtyre faqeve dhe ju inkurajojmë të lexoni politikat e tyre të privatësisë. 

 

  1. COOKIES DHE TEKNOLOGJI TË NGJASHME

Faqja përdor cookies për të përmirësuar përvojën e përdoruesit dhe për të analizuar trafikun.  

Përdoruesi ka të drejtë të menaxhojë preferencat e cookies përmes cilësimeve të shfletuesit. 

 

  1. KONTAKTI

Për çdo pyetje, kërkesë ose ankesë lidhur me privatësinë dhe përpunimin e të dhënave personale, përdoruesit mund të kontaktojnë Riga Pharm përmes kanaleve zyrtare të komunikimit të publikuara në faqe. 

0
    Your Cart
    Your cart is emptyReturn to Shop

    Mbush aplikacionin